Reforma Zgjedhore, Balla letër Ruçit: Të zgjatet afati i komisionit

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, Balla letër Ruçit: Të zgjatet afati i komisionit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:09
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një letër zyrtare drejtuar kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, ka kërkuar që të kryhen disa ndryshime në realizimin e Reformës Zgjedhore.

Balla ka propozuar që të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri, objekti i veprimtarisë të realizohen me disa faza si dhe afati të shtyhet për datën 28 nëntor 2019.

“Me qëllim realizimin e krijimit të Komisionit të Posaçëm "Për realizimin e Reformës Zgjedhore" dhe përfundimin e punës për miratimin e nddryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjrdhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe propozimet e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë vendim si më poshtë:

1.Pjesë e objektit të veprimtarisë të Komisionit, të shtohen edhe cështkjet e sistemit zgjedhor

në Shqipëri.

2.Objekti i veprimtarisë të Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore.

3.Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri në datën 28 nëntor 2019”, shkruan Balla në kërkesën e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat