Vizat, sinjal për negociatat/ Analistët: Vendimi i Holandës shtyn nisjen e bisedimeve

Shqipëria

Vizat, sinjal për negociatat/ Analistët: Vendimi i Holandës shtyn nisjen e bisedimeve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:53
Roland Lami

Shqiptarët nuk janë të rrezikuar për rikthimin e regjimit të vizave, sipas ekspertëve të politikave të jashtme, por vendimin e Parlamentit Holandez ata e lexojnë si një votë në Këshillin e Europës për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Holanda duke mishëruar këto dy tre problem, tenton të jetë pionerja e parë që të jap mesazhin që në qershor mundësitë për hapjen e negociatave pothuajse janë zero”, thotë Roland Lami, analist.

Vota e Holandës do të shtynte çeljen e negociatave për sesionin e ardhshëm. Pasi për marrjen e vendimit, mjafton vota kundër e një vendi. Por ekspertët mendojnë se, në të njëjtën linjë me Holandën janë dhe vende të tjera anëtare të BE.

“Mesazhi është nëse ju nuk tregoheni serioz për të luftuar krimin e organizuar që ka bazë në Shqipëri, ju nuk mund të jeni dot një kandidat i duhur për hyrë në BE”, tha analisti Lavdrim Lita.

Pavarësisht vendimit Ambasada Holandeze në Shqipëri njofton shtetasit shqiptare se për momentin politikave e vizave për të udhëtuar drejt Holandës nuk ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat