Agron Tufa padit në gjykatë për fyerje dhe shpifje Brahon, Brokajn, Vujkajn dhe Dukën

Shqipëria

Agron Tufa padit në gjykatë për fyerje dhe shpifje Brahon, Brokajn, Vujkajn dhe Dukën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:48
Agron Tufa

Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka paditur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës disa persona publikë, duke i akuzuar për fyerje dhe shpifje ndaj personit të tij.

Tufa ka paditur kontretisht Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën.

“Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës racore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave”, u shpreh Tufa në një deklaratë për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat