Rama në Elbasan, PD nxjerr videon: Mbi 100 policë me skafandra

Shqipëria

Rama në Elbasan, PD nxjerr videon: Mbi 100 policë me skafandra

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:45
Pamje nga video

Partia Demokratike nxjerr një video me anë të së cilës thotë se mbi 100 policë me skafandra, nën drejtimin e drejtorit të policisë, Albert Nushi, “që mbante me lekë dëshmitarin e rremë Alfred Alizoti” rrethonin Edi Ramën sot në Elbasan.

“Paniku dhe dhuna ndaj protestuesve që lëshonin thirrjen “Rama ik” nuk e shpëtojnë dot kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin”, thotë PD, teksa më poshtë mund të shihni momentin e hyrjes së Kryeministrit në Elbasan.

Kjo pasi teksa kreu i qeverisë ndodhet në Elbasan, mbështetës të Partisë Demokratike bashkë me ish-deputetë demokratë bllokuan rrugën.

Gjatë këtyre momenteve pati edhe përplasje fizike dhe tensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat