Laç, pendohen autorët e vrasjes së kushërinjve Jushi, sherri për rrjetet sociale

Shqipëria

Laç, pendohen autorët e vrasjes së kushërinjve Jushi, sherri për rrjetet sociale

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:35
Foto Ilustrim

"Nuk deshëm t'i vrasim kushërinjtë Jushi". Gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. Kështu janë shprehur para hetuesve, autorët e dyshuar të  vrasjes së dyfishtë të ndodhur të dielën në Laç, vëllezërit Markel dhe Vinçens Bushi, dhe kushëriri i tyre Manuel Bushi të cilët u vetëdorwzuan në polici një ditë më parë.

Ata janë shprehur të penduar që konflikti përshkallëzoi duke u kushtuar jetën kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi.

Sipas të dhënave tw grupit hetimor, ata ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një fotografi tw publikuar  në rrjetet sociale.

"Pse e ke hedhur këtë foto"? Me këtë frazë mësohet se ka nisur debati mes grupeve të kushërinjve. Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

Për dorëzimin e tyre, mësohet se ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit i cili ka kontaktuar me dajwn e dy vëllezërve, duke i bindur ata që të dorëzohen dhe të përballen me drejtësinë.

Autorët e dyshuar të ngjarjes vijojnë të qëndrojnë në ambjentet e komisariatit të Kurbinit në pritje për tu njohur me masen e sigurisë ndaj tyre e cila pritet të zhvillohet ditwn e enjte.

Vrasja e dy kusherinjeve Jushi ndodhi mbrëmjen e së dieles  në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat