Borchardt: Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit

Shqipëria

Borchardt: Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:34
Bernd Bochardt

Duke përmendur konceptin e “armikut të popullit” dhe mënyrën se si është përdoruar ai nga diktatorë, shkrimtarë apo filozofë, Kryetari i Prezencës së OSBE i është përgjigjur akuzave ndaj tij dhe shkrimit në murin e pallatit ku jeton. Madje ai ka folur mbi këtë temë në aktivitetin e organizuar nga autoriteti i dosjeve për periudhën e diktaturës së proletariatit në Shqipëri

“Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere - dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit”

Gjashtë ditë pasi në pallatin e tij u shkruajt Shame "On You", Bernd Bochardt thotë se hijet e së kaluarës totalitare janë ende të gjata në Shqipëri.

“Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit”e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat”

 Por pavarësisht kësaj situate, problemeve dhe sfidave që ka vendi, Bernd Bochard thotë se Prezenca e OSBE-së, do të jetë krahë Shqipërisë për ta ndihmuar për t`i kaluar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat