PD-LSI me anëtarë në KZAZ? KQZ rrëzon kërkesën - Bota Sot
PD-LSI me anëtarë në KZAZ? KQZ rrëzon kërkesën

Shqipëria

PD-LSI me anëtarë në KZAZ? KQZ rrëzon kërkesën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:47
KQZ

KQZ me 4 vota pro dhe një kundër rrëzoi kërkesën e PD-LSI për të pasur anëtarët e saj në KZAZ.

Më herët përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso i kërkoi KQZ-së të zbatojë ligjin dhe të pranojë kërkesën e opozitës duke i paralajmëruar se do mbajnë përgjegjësi penale nëse shkelin ligjin.

“Opozita ka zgjedhur ta shfrytëzojë këtë të drejtë ligjore se janë të shumta denoncimet e mbërritura që vërtetojnë se çdo hap i procesit zgjedhor sidomos në komisionet e nivelit të dytë është i mbushur me paligjshmëri në funksion të një qëllimi të qartë të partisë shtet”, z shpreh Ivi Kaso.

Ndërsa anëtari i KQZ, Bledar Skenderaj, u shpreh: “Ata që nuk njohin 30 qershorin, ata që thonë s’do ketë zgjedhje, ata që 24 orë më parë thanë se do dërgojnë njerëz në qendra votimi për të penguar zgjedhjet, nuk kane as te drejte ligjore as te drejte morale te menaxhojne procesin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...