Tërmeti dëmtoi dhe pediatrinë e spitalit të Korçës

Shqipëria

Tërmeti dëmtoi dhe pediatrinë e spitalit të Korçës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:05
Tërmeti

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme edhe në pediatrinë e spitalit të Korçës. 

Burimet të cilat citon gazetarja e RTV Ora Lediona Dervishaj informojnë se ka çarje të mureve të godinës por dhe rënie të suvasë.  Gjithashtu është dëmtuar edhe spitali i Korçës.

Prej mëngjesit të sotëm rajoni i Korçës vijon të këtë lëkundje tërmeti të cilat kanë shkaktuar dëmtime të banesave. Dy persona raportohen se janë lënduar.

Banorët e krahasojnë këtë tërmet të ngjashëm me atë të vitit 1961.

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat