100 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

Shqipëria

100 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:47
Tërmeti në Korçë

Deri në orët e para të mëngjesit, banorët e zonave të Korçës vendosën të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre. 6 lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë gjatë natës shkaktuan panik, por edhe 4 të lënduar lehtë.

Më të prekur janë fshatrat Floq dhe Dvoran ku janë dëmtuar rreth 70 shtëpi, 50 prej të cilave kanë qenë të pabanueshme prej vitesh. Shembje çatish dhe suvash pati edhe në 20 shtëpi në fshatin Vidohovë  dhe 10 në Qafëzezë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ka qenë 15 km në jug-lindje të Korçës.

Në terren kane zbritur ekspertë për të bërë vlerësimin e dëmeve. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në vazhdim edhe në jug të vendit, ndërsa banorëve të dëmtuar do tu vihen në dispozicion çadra nga Shtabi i Emergjencave Civile si dhe ushqime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat