Kryebashkiaku i Kavajës peticion kundër shkrirjes së gjykatës së qytetit

Shqipëria

Kryebashkiaku i Kavajës peticion kundër shkrirjes së gjykatës së qytetit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:00
Foto

Kryetari i Bashkisë së Kavajës ka ndërmarrë një peticion kundër shkrirjes së gjykatës së shkallës së parë në Kavajë.

Ai ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët e tij që ta firmosin. Siç bën me dije Sakja në facebook,  ekziston një projekt për krijimin e një hartë të re gjyqësore që parashikon mbylljen e disa gjykatave, midis të cilave edhe Gjykatën e rrethit Gjyqësor Kavajë. 

"Ajo do të shkrihet.Gjykata kompetente do të jetë më pas ajo e Durrësit. Gjykata e rrethit gjyqësor Kavajë ka një volum të madh pune me mbi 2500 çështje të trajtuara në një vit, por kjo nuk e pengoi qeverinë ta mbyllë atë. Ky projekt i fundit kriminal i kësaj Qeverie do të thotë kosto shtesë për qytetarët e Bashkisë së Kavajës, anomali në ushtrimin e detyrës së tyre fisnike të dhjetëra avokateëve të nderuar të qytetit tonë dhe shkon në kah të kundërt me frymën kushtetuese të dhënies se drejtësisë, e cila ka në thelb të saj aksesin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë sa më afër tyre duke i shërbyer me korrektesë, në kohë dhe në mënyrë të pavarur" thotë Sakja.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat