Basha i prerë: S’ka zgjedhje lokale pa dënimin e Dakos dhe Gjiknurit

Shqipëria

Basha i prerë: S’ka zgjedhje lokale pa dënimin e Dakos dhe Gjiknurit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:16
Basha

Lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur i vendosur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillon këtë verë, duke këmbëngulur për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Basha u shpreh se zgjedhje nuk do të ketë para se Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe dhjetëra funksionarë socialistë dhe bashkëpunëtorët e tyre të botës së krimit, të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Asnjë Pazar. Pa largimin e Ramës, populli nuk ka asnjë mundësi të zgjedhë. As me 30 qershor, as me 30 korrik, as me 30 gusht.

Në demokraci, zgjedhjet janë instrumenti se si njerëzit zgjedhin qeverinë dhe qeverisjen që duan. Zgjedhjet janë mekanizmi se si vullneti i njerëzve përkthehet në institucionet qeverisëse.

Por ama, është e qartë për këdo, se në kushtet e sotme nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktojë parlamentin dhe qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

As me 30 qershor, as me 30 korrik, as me 30 gusht.

Jo përpara se të largohet Edi Rama nga kryeministër, dhe jo para se Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe dhjetëra funksionarë socialistë dhe bashkëpunëtorët e tyre të botës së krimit të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve, për shkatërrimin e themelit të rendit demokratik.

Përpjekjet e mija, përpjekjet e Partisë Demokratike nuk janë përpjekje për pazare tavolinash apo negociata datash. Beteja jonë është betejë për lirinë e votës.

Ajo që unë dhe bashkë me mua, qindra mijëra qytetarë po kërkojmë nga vendi ynë, nga shoqëria jonë, është standardi më minimal, por i pazëvendësueshëm i çdo shoqërie demokratike: të drejtën që shqiptarët me vullnetin e tyre të lirë të vendosin se kush do i qeverisë.

Unë nuk do të pushoj së luftuari, deri sa kjo të arrihet dhe nuk do të bëj asnjë kompromis, me askënd, as sot, as nesër, derisa kjo të arrihet.

Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka marrë në mbrojtje presidentin Ilir Meta, duke premtuar se nuk do ta shkarkonte askush. Basha sfidoi socialistët me emrat që PD i ka denoncuar si bashkëpunëtorë me krimin. Basha ka deklaruar sërish se zgjedhje lokale nuk do të ketë këtë verë, duke i kërkuar qytetarëve falje për situatën e krijuar në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat