“Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit”, Basha: Ja kush po e organizon

Shqipëria

“Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit”, Basha: Ja kush po e organizon

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:58
Lulzim Basha

Në një konferencë për shtyp me gazetarët kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh edhe njëherë se zgjedhjet e vitit 2017 u blenë nga krimi dhe Edi Rama.

Basha u shpreh se Rama po e çon vendin drejt një grushti shteti.

“Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit të organizuar nga mafia e drogës dhe Edi Ramës

Tashmë të faktuar se nuk ka ardhur në pushtet përmes votës, por përmes krimit.

Në këtë kushte nuk ka asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet e vitit 2017 u diktuan nga paratë e pista të drogës, nga krimi, nga blerja e votës.

Raporti i DASH-it e vërtetoi se përmes një skeme të mirë menduar të Edi Ramës asgjesuan zgjedhjet e vitit 2017.

Raporti zbuloi shkallën masive të shitblerjes së votës.

Të njëjtin konkluzion nxori edhe raporti i OSBE- ODIHR”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat