Pas takimit me Bashën, Mediu: Brenda 6 muajve zgjedhjet e reja, por të largohet Rama

Shqipëria

Pas takimit me Bashën, Mediu: Brenda 6 muajve zgjedhjet e reja, por të largohet Rama

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:55
Fatmir Mediu

Opozita nisi aksionin për përgatitjen e protestës së radhës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi në orën 12 aleatët, ndërsa në orën 18 të pasdites do të mbledhë organet drejtuese.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në një deklaratë për mediat se zgjedhjet do bëhen kur të jetë larguar Edi Rama.

Ndërsa theksoi se protestat do vazhdojnë pa dhënë një datë.

Fatmir Mediu: Kemi thënë që është e mundur që brenda 6 muajve të organizohen zgjedhjet me largimin e Edi Ramës, me qeverisje tranzitore që garanton të gjitha parametrat për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, ndoshta edhe më pak se kaq. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet të largojmë problemin nga qeverisja dhe problemi është Edi Rama.

Gazetarja: Protestat do të vijojnë?

Fatmir Mediu: Të gjitha

Sot, në orën 18.00, mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë së PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryetarëve të Bashkisë, me rend dite: Caktimi i detajeve të vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike të drejtuesve të PD në qarkun Elbasan".

Opozita do vijojë protestat për largimin e kryeminsitrit Edi Rama, ndërsa dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e ka cilësuar si fitore të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat