Sezoni turistik, plazhet e vendit janë pa kulla

Shqipëria

Sezoni turistik, plazhet e vendit janë pa kulla

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:29
Kullat

Në Vlorë, shumica e kullave të vrojtimit janë bosh.

Pushuesja: Jo, thjesht i ruaj vet fëmijët e mi.

Një pjesë e bizneseve që kanë marrë hapësira me qira nuk i kanë plotësuar ende kushtet.

Në mungesë të vrojtuesve të licensuar, një pjesë e bizneseve jashtë kameras thonë se kanë bërë vetë kurset e ndihmës së parë.

Por kjo situatë tek pushuesit përkthehet në pasiguri.

Pushuesja: Kemi parë edhe turista të tjerë edhe e kemi diskutuar që këtu nuk ka roje. Kanë ardhur me fëmijë turistat edhe kanë ikur.

130 roje plazhi janë trajnuar në Vlorë nga Federata e Vrojtuesve.

Por shumica janë të papunë e kullat e vrojtimit janë bosh.

Ndaj rojet e bregdetit kanë një këshillë për pushuesit

Roja bregdetare: Pushuesit janë forca më kryesore që duhet ta kërkojnë këtë shërbim tek ai personi që vjen dhe mbledh lekët e çadrave, sepse me atë kanë kontakt. T’ia kërkojnë vrojtuesin e plazhit dhe nëse nuk e kanë vrojtuesin i këshilloj të gjithë të mos shkojnë në ato plazhe.

Darzeza është një prej plazheve të preferuara për Fierakët!

Por në të gjithë këtë vijë bregdetare janë ngritur vetëm dy kulla vrojtimi.

Ajo e biznesit ka edhe vrojtues. E Bashkisë është Bosh.

Pushuesi: Këto dy kulla nuk janë mjaftueshëm. Këtu duhet të paktën minimumi të jenë edhe tre kulla vrojtimi dhe të kemi mjet lundrimi.

Bosh mbeten kullat e vrojtimit edhe në plazhin e Divjakës. Bashkia dhe Bizneset thonë se kanë ngritur infrastrukturën për sigurinë, rojet e licensuar që mund të shpëtojnë jetë ende nuk janë në shërbim të pushuesve!

Në pjesën më të madhe të bregdetit mungiojnë edhe tabelat informuese mbi zonat e rrezikshme!

Kullat dhe rojet janë detyrim i bizneseve që kanë marrë administrimin e Plazheve por nga ana tjetër, duket se vendorët nuk kanë marrë masa mjaftueshëm për zbatimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat