Miku i familjes vret në mes të arës kryeplakun, ja pamjet nga vendngjarja - Bota Sot
Miku i familjes vret në mes të arës kryeplakun, ja pamjet nga vendngjarja

Shqipëria

Miku i familjes vret në mes të arës kryeplakun, ja pamjet nga vendngjarja

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 08:18
Lezhë

(E plotësuar) - Lezha u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje e ndodhur në fshatin Mërqi. Shoejt u mësua se viktima ishte Gjin Marku, kryeplaku i këtij fshati dhe autori është një i afërm i familjes nga fshati Kashnjet.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, por nga pamjet e vendngjarjes shihet se kryeplaku është ekzekutuar në një arë me jonxhë, shumë pranë një automjeti.

Ndërkohë policia njofton: “Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë”.

***

Shqipëria zgjohet nën breshërinë e armëve, ku është shënuar një vrasje në Lezhë dhe plagosur rëndë një fëmijë në Bulqizë.

Ngjarja e parë ka ndodhur në Njësinë Administrative Martanesh, Bulqizë, pas konfliktit me armë mes dy familjeve.

Sipas policisë  një person ka qëlluar me armë zjarri automatik drejt shtëpisë ku ndodhej  dhe për pasojë plumbat kanë kapur fëmijën 6 vjeç, i cili  është plagosur rëndë. Aktualisht 6- vjeçari ndodhet ne spitalin e Peshkopisë.

Pak orë pas plagosjes së vogëlushit, policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të krimit. Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se rreth orës  01:15, të mëngjesit të sotëm, është marrë informacion se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve Jetmir  Koxherri, H. Rr. dhe Sh. P,  Jetmir  Koxherri,  është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,  ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes  Jetmir  Koxherri., 27 vjeç, banues në Krastë, si  dhe sekuestrimi i armës së krimit. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Vrasja në Lezhë

Pak minuta më vonë u raportuar për vrasjen në Lezhë, ku nga të dhentat paraprake thuhet se viktimë është kryeplaku i fshatit Merqi, i identifikuar si Gjin Pal Gjoka. Policia ende nuk ka një pistë të shkaqeve të vrasjes.  Policia e Lezhës tha në një komunikatë zyrtare se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

“Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas një konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij. Në vendngjarje grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...