Një 42 vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte.
Mësohet se i plagosuri ka qenë duke lyer ballkonin kur është rrëzuar aksidentalisht.
42-vjeçari u transportuar drejt spitalit të Korçës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë në kokë e trup.