Kryemadhi, burrit të saj: President boll me dashuri ndaj Edi Ramës

Shqipëria

Kryemadhi, burrit të saj: President boll me dashuri ndaj Edi Ramës

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:50
Monika Kryemadhi dhe Blendi Fevziu

“Boll me dashuri ndaj Edi Ramës”, ky ishte mesazhi që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri presidentit Ilir Meta.

“Jepi oksigjen sa të duash nuk e shpëton dot. Dekreti ishte shpëtim për Edi Ramën, për ta ulur në dialog me Lulzim Bashën. Edhe Presidenti sa të dojë ta shpëtojë, nuk ka asnjë, as nga njerëzit e vetë nuk e shpëtojnë dot. As Taulant Balla, se duan të shpëtojnë kokën e vetë”, tha Kryemadhi në Opinion.

Presidenti Ilir Meta këtë të enjte në një deklaratë për mediat insistonte për rëndësinë e dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, ndërsa shprehej se nuk është momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese.

“U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, theksonte Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat