U arratis nga burgu në Greqi, kapet pas 2 muajsh shqiptari

Shqipëria

U arratis nga burgu në Greqi, kapet pas 2 muajsh shqiptari

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një 48-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga një burg grek është kapur mbrëmjen e së premtes në afërsi të stacionit të trenit  në Tryntha Nafplio, Lamia. 

Siç raportojnë mediat helenë, arrestimi i shqiptarit u bë pas informacionit se i arratisuri shqiptar nga burgu ndodhej në Lamia.

Shqiptari u arratis  më 4 prill 2019. Ai ndodhej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat