Porosia e Ramës në mbledhje: Të faktohet çdo incident. Mitingu i fundit në Vlorë

Shqipëria

Porosia e Ramës në mbledhje: Të faktohet çdo incident. Mitingu i fundit në Vlorë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:11
Rama në mbledhje

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku kryetari Edi Rama ka dhënë porositë e fundit për fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti), e cila po shkon drejt fundit.

Mësohet se Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat e partisë deri në ditën e fundit të fushatës. Ai ka kërkuar gjithashtu që të faktohet çdo lloj incident i mundshëm që do të shënohet gjatë kësaj periudhe.

Kryesia e PS ka marrë vendimin që mitingu përmbyllës i kësaj fushate të zhvillohet të premten, më 28 qershor, në qytetin e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat