Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dërguar në Kryeministri një ftesë për Edi Ramën për të biseduar mbi situatën politike. Por kjo ftesë e Metës është refuzuar menjëherë nga Rama.
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë”, shkruan Rama.