Bëhet i ditur rezultati i zgjedhjeve në Roskovec dhe Poliçan

Shqipëria

Bëhet i ditur rezultati i zgjedhjeve në Roskovec dhe Poliçan

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 08:16
Ilustrim

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

Është mbyllur procesi i numërimit edhe në bashkitë e Roskovecit dhe Poliçanit, ku në Roskovec u numëruan gjatë natës 34 kuti votimi, ndërsa në Poliçan 26.

Majlinda Bufi kandidonte e vetme në Bashkinë e Roskovecit dhe mori 7740 vota. Po ashtu në Bashkinë e Poliçanit Adriatik Zotkaj kandidonte i vetëm dhe mori 4681 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat