Opozita rikthen protestat, Rama citon Churchill: Problemet pas fitores, më të kënaqshme se pas humbjes

Shqipëria

Opozita rikthen protestat, Rama citon Churchill: Problemet pas fitores, më të kënaqshme se pas humbjes

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar një shprehje të ish-kryeministrit britanik Winston Churchill në rrjetet e tij sociale. 

“Problemet pas fitores janë më të kënaqshme se sa ato pas humbjes, por jo më pak të vështira,”– shkruan Rama. 

Postimi i Ramës, vjen pasi vetë ai i ka konsideruar një fitore zgjedhjet lokale të 2019 edhe pse nuk kishte asnjë kundërshtar.

Ndoshta me postimin e tij, Rama i referohet si një problem rinisjes së protestave nga opozita e bashkuar të hënën. Sërish ata kërkojnë largimin e tij, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat