Familja italiane humb rrugën në Shqipëri: Banorët i shpëtojnë duke bërë këtë veprim

Shqipëria

Familja italiane humb rrugën në Shqipëri: Banorët i shpëtojnë duke bërë këtë veprim

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:55
Ilustrim

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Policia falënderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.

Kujtojmë se mikpritja e mirë nuk mungon për turistët nga banorët shqiptarë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat