Dosja Investigative/ Karburantet shkelin ligjin, shesin gaz për bombolat shtëpiake - Bota Sot
Dosja Investigative/ Karburantet shkelin ligjin, shesin gaz për bombolat shtëpiake

Shqipëria

Dosja Investigative/ Karburantet shkelin ligjin, shesin gaz për bombolat shtëpiake

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:21
Ilustrim

Edhe këtë të enjte, emisioni “Dosja Investigative”  është marrë me pikat e karburanteve të cilat dhe pse në shkelje të ligjit  tregtojnë gaz për bombolat që përdoren për gatim ose ngrohje pa marrë parasysh rrezikun. 

Të pyetur nga gazetarët administratorët e këtyre subjekteve e mohojnë të ketë ndodhur një gjë e tillë edhe pse u faktua me zë dhe figurë që tregtonin gaz për bombolat familjare pa u shqetësuar edhe pse janë në dijeni të penaliteteve. 

Ndodhur në këto kushte “Dosja Investigative iu drejtua Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial si institucioni përgjegjës ku e pyetëm në lidhje me masat që do të merret ndaj Karburanteve START, GEGA OIL dhe VELIAJ PERTROL. 

Cilat janë sanksionet ndaj këtyre karburanteve?  Përse ligji shkelet pavarësisht masave? A po fshihen “nën hundën e shtetit” këto subjekte që nuk i frikësohen ligjit? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...