Rruga e dëmtuar në Dardhë vështirëson turizmin

Shqipëria

Rruga e dëmtuar në Dardhë vështirëson turizmin

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:51
Rruga e dëmtuar në Dardhë

Dardha në Korçë cilësohet si një nga zonat turistike më të bukura të vendit dhe tërheq vizitorë çdo stinë.

Është vetëm 17 km nga qyteti por rruga krijon vështirësi në një pjesë të saj, në dimër bllokohet ndërsa në verë krijon pluhur.

Prej vitesh vijon të mbetet e njëjta situatë. Ndonëse premtimet kanë qenë të shumta asgjë nuk është bërë. Por për turistët që vijojnë të rriten vit pas viti kjo situatë duhet të ndryshojë.

Pushues: "Më pëlqen zona por rruga është copë-copë."

Dardha është pjesë e projektit '100 fshatrat e turizmit' por ata që e kanë lidhur jetesën atje me këtë sektor thonë se rruga po mban peng çlirimin e potencialeve të plota të zhvillimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat