Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani në “sitën” e Vetingut më 30 korrik

Shqipëria

Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani në “sitën” e Vetingut më 30 korrik

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 20:24
Ilustrim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbyll muajin korrik me një axhendë të ngjeshur për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. KPK do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Altin Dumanin, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, ndërsa e nis muajin gusht me shpalljen e vendimit për Dhurata Haverin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore më 30 korrik ora 9:00 me subjektin e rivlerësimit Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë me 1 gusht ora 9:30 një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Dhurata Haveri.

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu do të shpallë vendimin për Dhurata Haverin, gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat