Ishte një ndër personat më të afërt me kryeministrin, Maks Velo tregon një anë të ‘pa-rrahur’ të Edi Ramës

Shqipëria

Ishte një ndër personat më të afërt me kryeministrin, Maks Velo tregon një anë të ‘pa-rrahur’ të Edi Ramës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:54
Maks Velo dhe Edi Rama

Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tregoi arsyen pse nuk e dëgjon më kryeministrit Edi Rama .

Velo u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri sepse e kishte parë që ai të përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?  

Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa, është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat