Vrasja e Mario Majollarit, edhe Apeli konfirmon lirimin e Kastriot Gjuzit

Shqipëria

Vrasja e Mario Majollarit, edhe Apeli konfirmon lirimin e Kastriot Gjuzit

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:03
Mario Majollari

Gjykata e Apelit e Tiranës lë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin.

Gjuzi u arrestua në mars të 2018 si i dyshuar për vrasjen e Mario Majollarit më 10 prill 2018 në zonën e Kinostudios në Tiranë, por prokuroria thotë se nuk ka prova dhe kërkoi në gjykatën e Tiranës pushimin e çështjes.

Gjykata e Tiranës e pranoi kërkesën e prokurorit dhe pushoi hetimet. Kastriot Gjuzi u lirua pak javë më parë.

Sot Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat