Basha nga Cërriku: Këtë herë kriza do të mbyllet me politikanë me pranga në duar

Shqipëria

Basha nga Cërriku: Këtë herë kriza do të mbyllet me politikanë me pranga në duar

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:26
Lulzim Basha

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët e Cërrikut, deklaron se nuk do te ketë një marrëveshje në një formë pazari për të zgjidhur krizën politike por se kjo e fundit do të arrihet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë politike. Basha u fokusua në gjendjen e rëndë ekonomike si një nga arsyet  për të kundërshtuar qeverinë dhe renditi disa akte që sipas tij janë raste të rënda korrupsioni, që pasurojnë Ramën dhe një grushti klientësh të tij.

“Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat