Aleatët e PD: Hyjmë në zgjedhje; KQZ mblidhet të shtunën për të vendosur

Shqipëria

Aleatët e PD: Hyjmë në zgjedhje; KQZ mblidhet të shtunën për të vendosur

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:41
KQZ

3 parti opozitare i kerkojne zyrtarisht Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve nisjen e procedurave per organizimin e zgjedhjeve te dekretuara nga Presidenti në vjeshtë.

Vendimi, mësohët se është marrë mbrëmjen e së enjtes në mbledhjen që aleatët patën me kryetarin e Partisë Demokratike në selinë blu, ndërsa jo zyrtarisht zyra e shtypit të PD njoftoi se kryedemokrati u shpreh se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit.

Për Partinë Republikane dhe Agrare kanë firmosur kryetarët respektivë, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, ndërsa për LSI nënshkrimi është i Sekretarit të Përgjithshëm Endrit Brahimllari dhe jo kryetares.

“Me datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush. KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”

Opozita njeh 13 tetorin si datë zgjedhjes dhe i kërkon KQZ të vihet në lëvizje që në bazë të kodit zgjedhor ditën e hënë partitë e opozitës sipas afateve te regjistrohen, në një proces që deri më sot njeh vetëm ajo dhe kryetari i shtetit. Me këtë lëvizje demokratët dhe aleatët e saj duket se po testojnë mazhorancën nëse do I hapë rrugë zgjedhjeve të 13 tetorit.

Menjëherë sapo shkresa mbërriti në KQZ, kryetari Klement Zguri thirri mbledhjen për të shtunën në ora 10.00, ndërsa burime bënë me dije per Top Channel se anëtarët e zgjedjur nga mazhoranca me shumë gjasë nuk do të jenë prezent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat