Kush janë turqit që vijnë nga Kosova me pasaporta turke dhe tentojnë të kalojnë me identitet fals në Rinas

Shqipëria

Kush janë turqit që vijnë nga Kosova me pasaporta turke dhe tentojnë të kalojnë me identitet fals në Rinas

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:35
Ilustrim

Policia e Rinasit godet në më pak se një javë 10 tentativa për kalim kufiri drejt BE-s me dokumente të falsifikuara.

Sipas referimeve të bëra në prokurorinë e Tiranës rezulton se kryesisht shtetas turq të cilët vijnë nga Kosova me pasaporta të rregullta turke përdorin Rinasin si tranzit, por me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-s.

Hetuesit sqaruan se këta shtetas paraqiten me pasaportat e tyre turke të rregullta bëjnë check-in dhe teksa presin në dalje nisjen e avionëve, ndryshojnë destinacione duke dalë në linjat europiane, por këtë herë duke vënë në lojë pasaportën e falsifikuar.

Kanë qenë agjentët e komisariatit Rinas të cilët kanë zbuluar këtë skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit ndërsa janë arrestuar 4 shtetas turq dhe disa shqiptarë si pjesë e skemës.

Ndërkohë ka pasur edhe raste të arrestimeve në flagrancë me viza kanadeze të falsifikuara si dhe pasaporta rumune e franceze false.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat