95-vjetori i At Zef Pllumit, Basha: Frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

Shqipëria

95-vjetori i At Zef Pllumit, Basha: Frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:46
At Zef Pllumi

Dita e sotme shënon 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, një ndër figurat më të njohura shqiptare, Ii cili luftoi për fenë e krishterë dhe kundër ateizmit dhe  regjimit të diktaturës. Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar figurën e tij duke shkuar:” Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit“.

Rastin e kësaj dite, Basha e lidh me gjendjen aktuale të vendit dhe shprehet se e ndjen me vend të përsërisë se nuk do të heshtin dhe nuk do të pranojnë kurrfarë kompromisi me të keqen, pasi  e keqja po e shkatërron shoqërinë dhe nuk do të reshtin duke e kundërshtuar atë.

Sipas Bashës, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës.

At Zef Pllumi ka dhënë kontribut për  ringritjen e Kishës, rinxjerrja e Hyllit të Dritës, ndihmoi qindra të rinj për të marrë rrugën e dijes duke i dërguar veçanërisht në universitetet më të mira të Italisë e Austrisë, kontributi personal për publikimin e gjithë korpusit të veprave të françeskanëve të mëdhenj. “Kurora e kontributit frymëzues të At Zef Pllumit në tranzicionin shqiptar janë kujtimet e tij, të përmbledhura në veprën “Rrno vetëm për me tregue”. Si të gjitha punët e padër Zefit, edhe këtu ai eci në një rrugë të pashkelur, pa shembuj e pa sprova të regjistruara, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të moralit”., shkruan Basha.

Sipas kryedemokratit Basha, këtë leksion nuk e kemi nxënë mirë, e sidomos politika, sepse ajo për 30 vjet, u end mes marrëveshjeve që kanë sjellë një qeverisje korruptive, rritje të varfërisë dhe rikthim në linjën e parë të politikës, ekonomisë.
.
“Është një betejë që ka vetëm një përfundim, fitoren. Është një betejë që duhet fituar, që fëmijët tanë, të ri njtë tanë të mos e braktisin vendin, por të rrinë këtu, për të treguar triumfin mbi një të keqe që i pat zënë pritë Shqipërisë në stacionin final të tranzicionit.“, shkruan Basha.

Sipas tij, cdo 28 gusht duhet të jetë një ditë që shqiptarët të ndalin e të mendojnë a kanë bërë sa duhet për të nderuar dëshminë dhe kontributin e Padër Zef Pllumi, le të lexojnë “Rrno vetëm për me tregue” dhe  më pas do të jetë më i thjeshtë orientimi, e keqja do të duket sheshit dhe ushtria e së mirës do të ketë në anën e vet edhe kontributin e një tjetër shqiptari të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat