Ministri Lleshaj: Në Shqipëri ka mbaruar historia e kanabisit

Shqipëria

Ministri Lleshaj: Në Shqipëri ka mbaruar historia e kanabisit

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 21:23
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar operacioni antikanabis në Krujë, ku 19 persona u arrestuan. Duke përshëndetur këtë operacion, Lleshaj thotë se historia e kanabisit në Shqipëri ka mbaruar.

Sandër Lleshaj: Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.

Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!

Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat