“Hajdutja e 5 mln eurove”, Spiropali hedh në gjyq Albana Vokshin

Shqipëria

“Hajdutja e 5 mln eurove”, Spiropali hedh në gjyq Albana Vokshin

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:47
Elisa Spiropali ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pasi kjo e fundit e akuzoi për vjedhjen e 5 milionë eurove.

“Elisa Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion eurove në dogana, përfundon në burg, njësoj si shefi i saj politik i bandave dhe kriminelët e tjerë me të cilët ata kanë ardhur dhe qendrojnë në pushtet”, ka deklaruar Vokshi.

Por këtë akuzë, Spiropali e konsideron trashanike dhe banale: “Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat