Shqiptari akuzohet për zjarrvënie në Korfuz, mediat greke: Pas arrestimit, e çuan në psikiatri për vlerësim

Shqipëria

Shqiptari akuzohet për zjarrvënie në Korfuz, mediat greke: Pas arrestimit, e çuan në psikiatri për vlerësim

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për zjarrvënie.

Mediat greke raportojnë se një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia për zjarrvënie.

Ai dyshohet si autor i dy zjarreve në fshatin San Marco në Korfuz.

Ngjarja  ndodhi pasditen e kësaj të premteje.

Ndërkaq, 39-vjeçari,identiteti i të cili nuk bëhet i ditur  sipas mediave greke ka pranuar zjarrvënien, por është dërguar për një vlerësim psiqik në spital.

Flakët vunë në rrezik edhe banesat.

Shërbimit i shpejtë i zjarrfikësve si dhe vullnetarë bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat