“Po me kushte Shqipërisë”/ Analistët: Do ketë vetëm një vendim gjeopolitik - Bota Sot
“Po me kushte Shqipërisë”/ Analistët: Do ketë vetëm një vendim gjeopolitik

Shqipëria

“Po me kushte Shqipërisë”/ Analistët: Do ketë vetëm një vendim gjeopolitik

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:12
Afrim Krasniqi ,

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, në një intervistë për Top Channel, e shikon takimin e kancelares Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama si të nevojshëm për ta vendosur Shqipërinë përballë pasqyrës dhe për të parë ku ka shkuar me standardet dhe kriteret e përcaktuara nga BE.

“Nuk është qëllimi i takimit për të ndryshuar pozicionin apo për të marrë vendime. Vendimi gati-gati është marrë në mënyrë diplomatike dhe jo për shkak të meritës së qeverisë shqiptare dhe jo për shkak të progresit të Shqipërisë. Nëse ne bëjmë një krahasim me vitin e kaluar të gjithë treguesit janë negative, por do të jetë një vendim gjeopolitik. Problemi është se Bashkimi Evropian po kërkon një formulë të tillë, që mund t’i japë Shqipërisë një shans në drejtim të integrimit, por duke ndjekur një formulë të kushtëzuar që nuk e ka ndjekur me vendet e tjera dhe deri diku vizita në Berlin apo vizitat e tjera në këtë periudhë kohore kanë të njëjtin synim”, deklaroi Afrim Krasniqi.

Analisti Aleksandër Çipa, krahas takimit me Merkel, e quan të rëndësishëm bashkëbisedimin me anëtarët e Komitetit të Çështjeve Evropiane.

“Ka qenë një seancë bisedimore, ku deputetët kanë qenë të interesuar për aspektet më të rëndësishme të progres-raportit. Për momentin mediumet e kanë të pamundur për të elaburuar raportimin për këtë bashkëbisedim, sepse aty do të evidentohej qartë qëndrimi që ata do të mbajmë më 27 Shtator. Sipas gjasave, Gjermania ka një vullnet diplomatik dhe politik për t’ia dhënë OK Shqipërisë natyrisht me kushte, të cilat do të konsistojnë më së pari te lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe rikthimi gjyqësorit në sistemin e drejtësisë shqiptare”, u shpreh Aleksandër Çipa.

Afrim Krasniqi dhe Aleksandër Çipa bëjnë këtë parashikim se çdo të ndodhë në 18 tetor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-s.

“Opsioni dominues aktualisht në BE është miratimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë,  por me një kusht që nuk është zbatuar me vendet e tjera. Miratimi për dy ose tre krerë që lidhen me bisedimet jo për të tërë marrëveshjen e procesin në mënyrë që Shqipëria ta fitojë shansin historik, por jo të shikohet si një shpërblim për qeverinë, për elitën për strukturën në Shqipëri, por si një shans për popullin shqiptarë për të kontrolluar qeverisjen dhe sistemin e tyre për më shumë Evropë në Tiranë”, tha Krasniqi.

“Fakti që mund të kemi një OK me kushte duket sikur është e njëjta formulë, sikundër edhe pranimi i dikurshëm i Shqipërisë në NATO. Këtu duhet të marrin në konsideratë edhe një rrethanë të re atë në të cilën ndodhet Evropa dhe mbi të gjitha droja që ka Evropa zyrtare për indulgjencat gjeopolitike kryesisht Turqia dhe Rusia në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Aleksandër Çipa.

Afrim Krasniqi mendon se do të jenë dy kushte që lidhen me standardet e demokracisë përfaqësuese dhe shtetit të së drejtës.

“Në terma konkretë do të jetë krijimi i të gjithë strukturës së drejtësisë deri në masa konkrete ndaj politikanëve të korruptuar dhe skandaleve që kanë ndodhur në vend. Do të jetë çështja e reformës zgjedhore dhe administratës publike”, tha Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...