Në dalje të Lezhës/Betonieria ndan në mes veturën

Shqipëria

Në dalje të Lezhës/Betonieria ndan në mes veturën

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:15
Betonieria ndan në mes veturën

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tani në rrugën Lezhë-Fushë Krujë.

Disa mjete janë përfshirë në aksident në një zonë pranë rrugës që shkon për në Ishull Lezhë.

Nga video dhe foto ekskluzive të ardhura në redaksinë e lajmeve në Top Channel duket një automjet Mercedes që është ndarë në mes dhe është shtypur nga përplasja me një betoniere.

Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat