Largimi i rinjve nga vendi, Çashku: Braktisja nuk është zgjidhje

Shqipëria

Largimi i rinjve nga vendi, Çashku: Braktisja nuk është zgjidhje

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:25
Kujtim Çashku

Në ditën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, u trajtua një temë aktuale për Shqipërinë, ajo e largimit të të rinjve nga vendi. Të pranishmit, nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit dhe anëtarë të shoqërisë civile, diskutuan në lidhje gjërat pozitive dhe ato negative të largimit nga vendi.  

“U rrita ndërsa ti flije”, ishte dokumentari  i cili u paraqit këtë të enjte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit.

Dokumentari kishte në fokus largimin e të rinjve nga vendi për tu arsimuar. Spektatorë ishin nxënësit nga gjimnazi "Ismail Qemali" në Tiranë, “Themistokli Gërmenji” në Korçë dhe “28 Nëntori" në Shkodër.

Në përfundim të dokumentarit u zhvilluan diskutime mes të rinjve, një pjesë e të cilëve e shohin largimin nga vendi si të vetmen mundësi për një jetë më të mirë.

Duke e lidhur dokumentarin me realitetin në Shqipëri, drejtori i Akademisë Marubi, Kujtim Çashku, përcolli mesazhin për të rinjtë që të gjejnë mundësitë brenda vendit të tyre.

Të pranishëm në forum ishin dhe anëtarë të shoqërisë civile të cilët folën për rëndësinë e shkollimit të të rinjve dhe zhvillimin e karrierës në vend, për të vrarë kështu injorancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat