Kërkesat për azil, sociologët: Shkaqet, pasiguria për të ardhmen dhe kushtet

Shqipëria

Kërkesat për azil, sociologët: Shkaqet, pasiguria për të ardhmen dhe kushtet

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:13
Foto

Vetëm në 3 muaj mbi 5 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Presidenti i Francës Emanuel Macron ngriti gjatë takimit me kancelaren Merkel shqetësimin se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë azil në Francë është i lartë, por Eurostat e rendit në vendin e tretë. Sociologët e lidhin këtë dëshirë për tu larguar me pasigurinë për të ardhmen dhe kërkesën për kushte më të mira.

Në tre mujorin e dytë të 2019 Shqipëria, sipas Eurostat zë vendin e 5 për numrin e azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE.

Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar në total 5440 kërkesa për azil. Nga këta 380 kanë fituar të drejtën për të qëndruar në një prej vendeve të BE, ndërsa janë refuzuar 5060 persona.

Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Irlandë për numrin e azilkërkuesve me 255 kërkesa. Presidenti francez Emanuel Macron e ngriti si shqetësim shifrën e lartë të azilkërkuesve, veçanërisht të të rinjve shqiptarë, por sipas Eurostat në këtë vend ne renditemi të tretët, ashtu si edhe në Britani. ndërsa në Islandë dhe Luksemburg shqiptarët janë të 4 në radhitje. Në listë qëndron dhe Italia ku azilkërkuesit shqiptarë janë të 5 në radhitje.

Në kushtet kur vendi ynë renditet në vendet e sigurta dhe refuzimet për azil janë të shumta, a mund të konsiderohet një mani largimi nga Shqipëria?

Sociologia Blerina Hamzallari nuk e konsideron kështu por sipas saj, shqiptarët nisen nga dy arsye kryesore; pasiguria për të ardhmen dhe kërkesa për kushte më të mira.

Blerina Hamzallari: Realisht nuk besoj se shqiptarët do të iknin për të emigruar për maninë e të emigruarit. Unë mendoj se është pasiguria për të ardhmen dhe standardi i të jetuarit. Shqiptarët sot janë të aftë për të qenë kompetitiv në një treg shumë më të mirë se tregu shqiptar.

Sipas sociologeve, rastet kur migrimi bëhet për të provuar jetën jashtë atdheut pa një ide të qartë ka më shumë mundësi për tu rikthyer më shpejt në vendin e origjinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat