Apeli i Tusk: Ju lutem mos u dorëzoni, një ditë do të bëheni anëtare me të drejta të plota

Shqipëria

Apeli i Tusk: Ju lutem mos u dorëzoni, një ditë do të bëheni anëtare me të drejta të plota

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:22
Donald Tusk

Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos dorëzohen, pasi sipas tij e kanë bërë punën e tyre.

Ai shtoi se është e sigurt që një ditë dy shtetet do anëtarësohen në BE.

Donald Tusk: “Ju lutem mos u dorëzoni sepse ju e bëtë punën tuaj. Është e vërtetë që nga njëherë kërkohet shumë kohë për të vendosur. Është e sigurt që një ditë do të bëheni anëtare me të drejta të plota.”

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Junker tha se është i zhgënjyer në lidhje me rezultatet.

Jean-Claude Juncker: “Jam i zhgënjyer në lidhje me rezultatet. Popujt e dy vendeve janë zhgënjyer nga vendimi për moshapjen e negociatave."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat