Rama nesër në Itali

Shqipëria

Rama nesër në Itali

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:46
Edi Rama dhe Giuseppe Conte

Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë.

Ai do të të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Vizita e kryeminstrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyj datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të gjejmë mënyrat, – tha Conte – të korigjojmë këtë gabim histrtoik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar.”

Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat