Post tërmeti në Korçë, përkeqësohet situata e banesave të dëmtuara në qershor

Shqipëria

Post tërmeti në Korçë, përkeqësohet situata e banesave të dëmtuara në qershor

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:04
Foto

Tërmeti  i dytë në Korçë nuk ka shkaktuar dëme të reja, por ka përkeqësuar gjendjen e banesave të dëmtuara.Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, deklaron se do të ndërhyhet në të gjitha banesat e dëmtuara, ndërsa thekson se ka përfunduar ndërhyrja në fshatin Qafëzezë.

Tërmeti i dytë me magnitudë 5.2 ballë ka rënduar gjendjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti i mëparshëm në qytetin e Korçës.

Prefekti i qytetit juglindor, Dhori  Spirollari, ka deklaruar se janë thelluar dëmet konkretisht në 6 banesa në Qafëzezë dhe në 4 të tjera Vidohovë.

Dhori Spirollari: Nuk ka banesa të reja që i janë shtuar numrit të banesave që kanë qenë të dëmtuara nga tërmeti i 1 qershorit, por ka një dëmtueshmëri më të lartë në disa nga banesat. Konkretisht, janë 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 banesa në Vidohovë që kanë një dëmtueshmëri më të lartë nga goditjet e para të tërmeteve të mëparshme. Dy banesa në Qafëzezë janë realisht me probleme.

Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive  që t'ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

Dhori Spirollari: Në rast se do të futen te grupi i dëmshpërblimit do të ketë një rivlerësim plus të vlerës, siç ka rënie të gurëve në Vidohovë.

Ky tërmet u regjistrua vetëm 5 muaj pas lëkundjeve të 1 qershorit, ku u plagosën 4 persona dhe u shkatërruan mbi 100 shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat