Basha nis të hënën “turin e shpresës”, takime me qytetarët në 12 qarqet

Shqipëria

Basha nis të hënën “turin e shpresës”, takime me qytetarët në 12 qarqet

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:57
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga e hëna do të nisë një tur takimesh në gjithë vendin. 

I gjithë muaji nëntor do ti dedikohet asaj që selia blu e quan “turi i shpresës”, ndërsa Basha do të takojë qytetarët në vend për ti dëgjuar ata dhe për t'iu ofruar alternativën e Partisë Demokratike. 

Pas 12 qarqeve, ky tur do të mbyllet në Greqi, ku Basha do të bisedojë me shqiparët që jetojnë atje. 

Paralelisht me ketë proces, Basha ka udhëzuar strukturat që të punojnë e të jenë gati për zgjedhje. 

Për këtë qëllim të shtunën ai ka zhvilluar një seri takimesh me kryetarët e degëve, ndërsa ka ka ripërsëritur qëndrimin se zgjidhja e krizës kalon vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat