Vetting-u në polici nuk nis nga Ardi Veliu, dalin dy emrat e parë

Shqipëria

Vetting-u në polici nuk nis nga Ardi Veliu, dalin dy emrat e parë

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:03
Foto

Vetting-u në Policinë e Shtetit nuk do të nisë nga drejtuesit e saj, siç është Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA).

I pari që do të dalë përpara trupit gjykues dhe do të skanohet njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, është Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Seanca do të zhvillohet nesër, 5 nëntor, në orën 12:00.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.

Tre ditë më pas, të premten në orën 12:00, seanca dëgjimore do të zhvillohet me Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat