Magazina përfshihet nga flakët

Shqipëria

Magazina përfshihet nga flakët

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:58
Foto

Një magazinë është përfshirë nga flakët në Shijak.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Shijakut, por edhe ata të Durrësit për të shuar flakët dhe parandaluar përhapjen e tyre në objektet përreth.

Zjarrfikësit vijojnë të përballen me flakët të cilat janë izoluar, duke shmangur përhapjen e tyre të mëtejshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, po dëmi material konsiderohet i madh. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Ndërkohë është bërë evakuimi i banorëve të një godine banimi që ndodhet pranë objektit në flakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat