“Gjyqtarit shqiptar i grabisin makinën, e përdorin për një ngjarje kriminale dhe ia kthejnë sërish” - Bota Sot
“Gjyqtarit shqiptar i grabisin makinën, e përdorin për një ngjarje kriminale dhe ia kthejnë sërish”

Shqipëria

“Gjyqtarit shqiptar i grabisin makinën, e përdorin për një ngjarje kriminale dhe ia kthejnë sërish”

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Përmes një postimi në rrjetet sociale gazetarja Klodiana Lala zbulon një ngjarje të rëndë që prek një prej njerëzve të sistemit të drejtësisë.

Ajo shkruan se një gjyqtari të Shkallës së Parë i kishin vjedhur makinën, ja kishin përdorur për një ngjarje dhe ja kishin kthyer sërish brenda natës.

Sipas saj policia i ka shkuar në shtëpi, duke i bërë kontroll të imtësishëm, prej ku ka rezultuar se makina e tij ishte vjedhur.

“Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina.

Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi”, shkruan Lala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat