Kaos në stadiumin e Durrësit, vidhen ndihmat e dërguara

Shqipëria

Kaos në stadiumin e Durrësit, vidhen ndihmat e dërguara

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Durrësi tashmë është vatra kryesore e tërmeteve në vend.

Me mijëra persona ndodhen në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës i cili vijon të jetë tejet i çorganizuar.

Nata ka kaluar në kushte shumë të vështira për disa prej tyre. Ka mungesë çadrash, por edhe abuzime në mënyrën e shpërndarjes së ushqimeve.

Abuzimet janë si nga ana e banorëve që po tentojnë të përfitojnë të mira materiale nga persona të ndryshëm që sjellin donacione, por edhe nga vetë personat që shpërndajnë këto ndihma.

“Duhet të ketë verifikim të qytetarëve që janë banorë të këtij kampi, një hyn dhe një del. Vijnë marrin ndihma dhe largohen. Autoritetet janë të shqetësuar. Pata komunikim me disa biznesemenë, më thanë se po vimë të sjellim ndihma por kemi dëgjuar që po vidhen. Ka pasur një tërheqje nga ana e këtyre biznesmenëve, është për të ardhur keq. Një abuzim i panevojshëm. Nëse hyjnë njerëz të paverifikuar në kamp është e pamundur për të mbajtur në kontroll këtë situata kaotike. Duhet të hyjnë me karta identiteti ata që janë banorë të kampit. Ndihmat po vidhen masivisht nga  banorët, por edhe ata që po merren me shperndarjen e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat