U vra nga kunati pas përndjekjes, i shoqi në burg, nëna: Shqeu derën, na goditi të trejave

Shqipëria

U vra nga kunati pas përndjekjes, i shoqi në burg, nëna: Shqeu derën, na goditi të trejave

Më: 10 janar 2020 Në ora: 08:58
Erdet Çapoku

Dalin detaje të reja lidhur me krimin tronditës në familje, të ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Paskuqanit, në periferi të Tiranës.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 23.40 të së enjtes në zonën e Paskuqanit, ku Erdet Çapoku 34 vjeç vrau me sende të forta kunatën e tij Enkeleda Çapoku rreth 30 vjeçe.

Nëna e viktimës, e cila ka qenë e pranishme në skenën e krimit, ka treguar për mediat si ndodhi gjithçka.

Ajo tha se Erdeti e përndiqte të bijën, i shkonte nga pas kur shkonte dhe kthehej nga puna dhe e fotografonte kur ulej në kafe, ndërkohë që fotografitë ia çonte të vëllait që ndodhej në burg.

“Të shoqin e ka në burg, Erdeti vinte çdo mbrëmje në shtëpinë e vajzës dhe mbesës, ku rri edhe unë pasi mbesa është 18 vjeç. Ai i përndiqte, i thashë mos ofendo, mos shaj se e ke nuse vëllai. I dilte gocës në rrugë e filmonte, ia çoi fotografitë vëllait në burg. I shoqi i tha, ‘Enkeleda ruhu se unë jam në burg dhe nuk ju ndihmoj dot’. Vajza e denoncoi dhe policia e paralajmëroi që të mos i dilte më përpara”, tregoi gruaja.

Më tej tha se mbrëmë 34-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalet e Paskuqanit dhe se erdhi rreth mesantës dhe shqeu derën, teksa po flinin.

“Më qëlloi me levë, rashë pa ndjenja, qëlloi dhe mbesën. Enekeledën e qëlloi me levë dhe me thikë, ka pas edhe thikë në xhep, e ka prerë vajzën me thikë, me levë i ra tek truri. Dola thirra djalin, ka vrarë Eneledën, na vrau Erdeti në gjumë. E çuan vazën në spital, goca kishte mbaruar në vend, 3 kile gjak kishte humbur”, rrëfeu gruaja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat