Fushë Krujë: Digjet makina, dyshohet se u bë me qëllim

Shqipëria

Fushë Krujë: Digjet makina, dyshohet se u bë me qëllim

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:37
Foto Ilustrim

Një makinë u dogj gjatë natës në Fushë Krujë në një ngjarje që dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 të 10 janarit në Lagjen Punëtori

Burime policore konfirmuan se makina me targa AA 141 AV rezulton në pronësi të shtetasit Xhemal Ferra.

Ky i fundit në dëshminë e parë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia ndërkohë thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat