Rrugë pa standarde në Tiranë, të pashtruara dhe me puseta të hapura

Shqipëria

Rrugë pa standarde në Tiranë, të pashtruara dhe me puseta të hapura

Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Rrugët vazhdojnë të mbten shqetësimi kryesor në kryeqytet. Përtej fasadës, si në Astir, në Ali Dem apo dhe më pranë qendrës situata është e njëjtë. Rrugët me gropa, puseta pa kapakë dhe infrastruktura e pa plotësuar. Ora News ka monitoruar të paktën tre akse, por rezultati mbetet i njëjtë.

Rrugët në Tiranë nga qendra dhe në periferi, nga lindja e qytetit në perëndim të tij, lënë për të dëshiruar. Kamera e Ora News ka monitoruar këtë të hënë 3 zona të ndryshme.

Në Astir, për 200 metra rrugë banorët jetojnë si në mesjetë.

Në zonën e Ali Demit, në rrugën Shemsi Haka prej kohësh asfalti po ia lë vendin gropave dhe baltës, i ndihmuar edhe nga uji që rrjedh pa ndalim.

Mbi maternitetin e ri, në rrugën e re që të çon tek ura e Shkozës, prej muajsh nuk ka as ndriçim dhe as kapakë pusetash.

Rruga e pambaruar është e hapur për automjete, motoçikleta dhe këmbësorë, duke i rrezikuar jetën orëve të natës edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.

Ndoshta, ashtu siç ka paralajmëruar edhe drejtori i Punëve Publike të Bashkisë Taulant Tusha, për përfundimin e këtyre punimeve duhet të presim edhe disa vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat